Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Nations League për vajza

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për fushatën e Nations League. Në takimin e zhvilluar në Çeki, vajzat kuqezi u mposhtën me rezultatin 5-1.

Takimi nisi shumë mirë për përfaqësuesen kuqezi, të cilat kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, por goli u anulua nga gjyqtarja kryesore. Megjithatë, skuadra ishte e vendosur për të kaluar e para në epërsi dhe goli erdhi në minutën e 24-t nga këmbët e kapitenes Megi Doçi, e cila ktheu në gol një penallti.

Avantazhi zgjati pak minuta, pasi vendaset barazuan rezultatin me Svitkova në minutën e 34-t. Është sërish Svitkova ajo e cila shënoi golin e dytë për çeket 7 minuta më vonë, ndërsa Bartonova trefishon shifrat në minutën e 41-të. Me rezultatin 3-1 mbyllet pjesa e parë në favor të çekeve, një rezultat që goditi psikologjikisht skuadrën kuqezi.

Përfaqësuesja çeke shënon edhe dy gola të tjerë në minutat 60-të dhe 62-të duke i dërguar shifrat në 5-1. Përpjekjet e skuadrës tonë nuk munguan, por nuk ia dolën dot të ndryshonin fatin e ndeshjes, që u mbyll me shifrat 5-1.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë në grupin B4. Vajzat kuqezi renditen aktualisht në vendin e tretë në këtë grup.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.