Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për fushatën e Nations League. Në takimin e zhvilluar në Çeki, vajzat kuqezi u mposhtën me rezultatin 5-1.
Takimi nisi shumë mirë për përfaqësuesen kuqezi, të cilat kaluan të parat në avantazh në minutën e 16-të, por goli u anulua nga gjyqtarja kryesore. Megjithatë, skuadra ishte e vendosur për të kaluar e para në epërsi dhe goli erdhi në minutën e 24-t nga këmbët e kapitenes Megi Doçi, e cila ktheu në gol një penallti.
Avantazhi zgjati pak minuta, pasi vendaset barazuan rezultatin me Svitkova në minutën e 34-t. Është sërish Svitkova ajo e cila shënoi golin e dytë për çeket 7 minuta më vonë, ndërsa Bartonova trefishon shifrat në minutën e 41-të. Me rezultatin 3-1 mbyllet pjesa e parë në favor të çekeve, një rezultat që goditi psikologjikisht skuadrën kuqezi.
Përfaqësuesja çeke shënon edhe dy gola të tjerë në minutat 60-të dhe 62-të duke i dërguar shifrat në 5-1. Përpjekjet e skuadrës tonë nuk munguan, por nuk ia dolën dot të ndryshonin fatin e ndeshjes, që u mbyll me shifrat 5-1.
Kjo ishte ndeshja e dytë e Shqipërisë në grupin B4. Vajzat kuqezi renditen aktualisht në vendin e tretë në këtë grup.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…
Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…
Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…
Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…
Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas gjuajtjeve të…
This website uses cookies.