Categories: LajmeRajoni

NATO dërgon 130 trupa nga Rumania në Kosovë: Për garantimin e një mjedisi të sigurt

NATO ka njoftuar se më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania kanë arritur në Kosovë për të përforcuar më tej misionin paqeruajtës të Forcave të KFOR-it.

Ndërkohë, në fillim të muajit në Kosovë u dislokuan 200 trupa  të tjera britanike. 

NATO njofton se vendosja e këtyre trupave shtesë vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Këto dislokime janë një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ato bazohen në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s për Evropë dhe u miratuan nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Që nga viti 1999, NATO ka drejtuar operacionin paqeruajtës në Kosovë në përputhje me mandatin që i është dhënë nga rezoluta 1244 e këshillit të sigurimit të OKB-së.

Aktualisht KFOR përbëhet nga mbi 4500 trupa të 27 vendeve anëtare dhe partnerëve të Aleancës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

16 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.