NATO do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë
NATO do të dërgojë një emisar të përhershëm në Kiev.
Zyrtari i ri do të koordinojë mbështetjen e Aleancës për Ukrainën në terren, duke përfshirë furnizimin e ndihmës ushtarake për Kievin nga vende të ndryshme perëndimore.
Vendosja e një “Përfaqësuesi të lartë civil” në Ukrainë është marrë si model nga një pozicion i ngjashëm i vendosur më parë nga NATO-ja gjatë angazhimit të saj për gati dy dekada në Afganistan.
Ky post i nivelit të lartë do të shërbejë edhe si një sinjal politik për Ukrainën dhe Rusinë për angazhimin e NATO-s në luftën e Kievit kundër agresionit rus.
Zyrtarët perëndimorë kanë mirëpritur emërimin e të dërguarit të ri në Kiev si pjesë e një pakete të madhe mbështetëse për Ukrainën që do të prezantohet në samitin e Uashingtonit.