NATO, nënshkruan kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh për prodhimin e predhave

NATO ka nënshkruar një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh për prodhimin e predhave të artilerisë me diametër 155 mm, një pjesë e të cilave do t’i dërgohet Ukrainës, pasi kjo e fundit është shprehur se mungesa e municioneve po e pengonte në luftën me Rusinë.  Lufta në Ukrainë është kthyer në një betejë muncionesh, u shpreh sekretari I përgjithshëm I aleancës pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës zhvilluar në selinë e NATOS në Bruksel. Ndërkohë që disa media të huaja kanë raportuar se  aleanca po përgatitej për një sulm të mundshëm që Rusia mund të ndërmarrë vitin e ardhshëm ndaj krahut lindor të aleancës, Stoltenberg theksoi se për momentin nuk kishte ndonjë kërcënim të tillë nga Rusia.

“Nuk shohim ndonjë kërcënim të drejtpërdrejt apo të afërm ndaj ndonjë aleati të NATO-s. Sigurisht që monitorojmë nga afër atë që bën Rusia dhe kemi rritur vigjilencën dhe praninë në krahun lindor të aleancës. Por e gjithë ideja e kësaj është parandalimi i ndonjë sulmi ndaj ndonjë aleati. Kur filloi pushtimi i Ukrainës rreth dy vite më parë, ishte e qartë se NATO kishte dy detyra:  njëra ishte mbështetja e Ukrainës, dhe aleatët po I japin asaj një mbështetje të paprecendentë.  Dhe tjetra ishte që të parandalohej që kjo luftë të përshkallëzohej në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s. Ne e kemi arritur këtë duke dislokuar më shumë trupa në krahun lindor, duke rritur investimet dhe duke u stërvitur më shumë”, tha Stoltenberg.

Marrëveshjen, aleanca e arriti në emër të disa aleatëve të cilët ose do ia dërgojnë predhat Ukrainës, ose do ti përdorin ato për të mbushur stokun e tyre të municioenve.  Sipas kontratës, do të blihen rreth 220 mijë municione të tilla, dhe të parat do të dorëzohen në fund të 2025-ës. Ato do të sigurohen nga prodhuesi francez i armëve Nexter dhe ai gjerman  Junghans.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.