Categories: BotaLajme

NATO: Nuk kemi plane të dërgojmë trupa në Ukrainë

Mes raportimeve të disa vendeve perëndimore se mund të konsiderojnë vendosjen e trupave në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën.

“Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe jemi rritur pas pushtimit rus. Por nuk ka plane për trupa luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë. Kjo është një luftë agresioni nga Rusia kundër Ukrainës, duke shkelur hapur ligjin ndërkombëtar. Sipas të drejtës ndërkombëtare, Ukraina sigurisht që ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe ne kemi të drejtë t’i mbështesim ata në mbrojtjen e kësaj të drejte. NATO si aleancë i ofron Ukrainës vetëm ndihmë dhe mbështetje jo-vdekjeprurëse si furnizime mjekësore, uniforma dhe pajisje dimërore, por disa anëtarë dërgojnë armë dhe municione. Çdo vendim që organizata të dërgojë trupa do të kërkonte mbështetje unanime nga të gjitha vendet anëtare”, tha Stoltenberg për AP.

Më herët presidenti francez Emmanuel Macron se dërgimi i trupave perëndimore në terren në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen.

“Ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet në mënyrë që Rusia të mos mund ta fitojë luftën. Sot nuk ka konsensus për dërgimin e një force të kombinuar, por asgjë nuk mund të përjashtohet”, tha Macron.

Lufta në Ukrainë e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin është tani në vitin e tretë, pa asnjë shenjë se lufta mund të përfundojë së shpejti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

16 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

16 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

16 hours ago

This website uses cookies.