NATO pritet të anashkalojë thirrjen e Ukrainës për ftesë të shpejtë

e401c3f288d34fbe91ff1436bc40646c

NATO ka shumë pak gjasa që t’i vërë veshin thirrjes së Ukrainës për një ftesë anëtarësimi në një takim të ministrave të jashtëm në Bruksel.

Në një letër drejtuar homologëve të tij të NATO-s përpara takimit, ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se një ftesë do të hiqte një nga argumentet kryesore të Rusisë për të zhvilluar luftën e saj – domethënë, parandalimin e Ukrainës që të bashkohet me aleancën.

Duke folur në kushte anonimiteti,  diplomatët than për Reuters, se nuk ka asnjë shenjë të konsensusit të kërkuar midis 32 anëtarëve të NATO-s për një vendim të tillë në takimin e ministrave të jashtëm në Bruksel.

Të njëjta burime thanë se kjo shuan shpresat e Kievit për një nxitje politike ndërsa lufton në fushën e betejës dhe pret kthimin e Donald Trump në Shtëpia e Bardhë.

“Do të duhen javë dhe muaj për të arritur konsensus,” tha të hënën një diplomat i lartë i NATO-s. “Nuk shoh që kjo të ndodhë nesër, do të habitesha shumë”.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se takimi do të fokusohej në rritjen e mbështetjes për Ukrainën, kështu që ajo ishte në pozicionin më të fortë të mundshëm vitin e ardhshëm, “duke shkuar në negociata të mundshme”.

“Do të duhen javë dhe muaj për të arritur konsensus,” tha të hënën një diplomat i lartë i NATO-s. “Nuk shoh që kjo të ndodhë nesër, do të habitesha shumë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.