Lajme

NATO rithekson angazhimin për stabilitetin rajonal

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadori Boris Ruge, mbajti konsultime të nivelit të lartë në Sarajevë, Prishtinë dhe Beograd nga 16 deri më 22 gusht 2024.

Ambasadori Ruge theksoi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën dhe përsëriti angazhimin e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme, thuhet në një deklaratë të NATO-s.

Ai vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe afatgjatë midis NATO-s, Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për të konsoliduar stabilitetin rajonal.

“Në Prishtinë, Ruge u takua me znj. Vjosa Osmani dhe zyrtarë të lartë të BE-së, OSBE-së, grupit QUINT (të përfaqësuar nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) dhe misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi qëndrimin e NATO-s se ‘vendimet duhet të merren përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar’. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve politike në pritje”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të NATO-s.

Tutje është njoftuar edhe për takimet që Ruge pati në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministrin e jashtëm Marko Gjuriç dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

“Kemi pasur shkëmbime të mira për aspektet e ndryshme të partneritetit NATO-Serbi, të cilin shpresojmë ta thellojmë, dhe për përpjekjet e Aleancës në të gjithë rajonin. Shpresojmë që Serbia të ndihmojë në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të kryera në Kosovë në maj dhe shtator 2023 dhe të luajë një rol pozitiv, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, me të gjitha shtetet në rajon”, citohet Ruge në këtë komunikatë.

Ndërkaq, rreth takimeve me Presidencën dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme Elmedin Konakovic dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt, Ruge pohoi se: “NATO ka qenë e angazhuar në Bosnje dhe Hercegovinë për 3 dekada; ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe nuk do të lejojmë të shfaqet asnjë lloj vakumi sigurie”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

8 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

9 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

9 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

9 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

9 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

9 hours ago

This website uses cookies.