Categories: BotaLajme

Navalni ishte gati të lirohej përmes shkëmbimit me oficerin e shërbimit sekret rus

Politikani rus Aleksei Navalni (o. Alexei Navalny) mund të lirohej së shpejti përmes një shkëmbimi me një tjetër të burgosur, por ai gjeti vdekjen në burg, siç pretendojnë familjarët e tij, me urdhër të presidentit Vladimir Putin.

Maria Pevçik (o. Pevchick) deklaroi se Navalni dhe dy shtetas amerikanë do të shkëmbeheshin me Vadim Krasikovin, një pjesëtar i shërbimeve sekrete ruse, i cili është burgosur në Gjermani.

47-vjeçari Navalni ndërroi jetë në burgun ku mbahej në Arktik më 16 shkurt për shkaqe natyrore.

Aleksei Navalni mund të ishte duke u ulur këtu sot. Kjo nuk është shprehje, por mund të kishte ndodhur. Navalni mund të kishte dalë në ditët në vijim, sepse morëm vendimin për shkëmbimin e tij. Në fillim të shkurtit, Putinit iu ofrua tv shkëmbente vrasësin, oficerin rus Vadim Krasikov, që po vuan dënimin për vrasje në Berlin, në këmbim të dy shtetasve amerikanë dhe Aleksei Navalnit,” tha znj. Pevçi.

Krasikov është dënuar përjetë në Gjermani për vrasjen e dy disidentëve çeçeno-gjeorgjianë në parkun e Berlinit në vitin 2019. Në një intervistë me gazetarin amerikan Taker Karlson (o. Tucker Carlson) këtë muaj Putini u shpreh se ai donte që Krasikovi të kthehej në vendin e tij.

Sipas znj. Pevçik, shkëmbimi ishte në fazat e fundit në mbrëmjen e 15 shkurtit, por sipas saj, Navalni u vra një ditë më pas, sepse Putini nuk mund ta toleronte lirimin e tij.

Trupi i të ndjerit Navalni iu dorëzua së ëmës së tij ditën e shtunën, por ceremonia e varrimit ende nuk është shpallur. /Reuters

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.