Mbrëmjen e kaluar skuadra e Bucks mundi Dallasin në një ndeshje delikate. Në periodën e tretë miqtë e Mavs kaluan në avantazh, por në Miluoki fjala e fundit i përkiste vetëm Ianis Antetokunmpo (40 pikë, 15 topa në tabelë dhe 7 asist). Fenomeni grek së bashku me Damian Lilard shënuan plot 67 pikë duke “zbehur” paraqitjen e sllovenit. Donçiç shkoi shumë pranë një takimi perfekt pasi shënoi 35 pikë, fitoi 9 topa në tabelë dhe dhuroi gjithashtu 9 asist. Për Dallasin spikati edhe Kajr Irving, autor i 39 pikëve dhe i 6 asistëve.
Ndeshje për tu harruar bëri Golden Stejti edhe pse përballë Oklahomës u rikthye në parket Stef Kërri. Edhe pse kishte gati një muaj që nuk luante si pasojë e një dëmtimi, Kërri bëri një ndeshje të mirë me 25 pikë dhe 7 topa në tabelë. Paraqitja e tij nuk mjaftoi për të evituar humbjen Warriors-ave, të cilët u përkulën nga Thunder në kohën shtesë. Në momentin më delikat të garës u ngjit në katedër Shai Gilxhiur -Aleksander, i cili jo vetëm bëri diferencën në mbrojtje, por edhe shënoi 10 nga 13 pikët e rrealizuara nga Oklahoma në shtesë.
Ndeshjet NBA (19 nëntor)
MILWAUKEE BUCKS-DALLAS MAVERICKS 132-125
GOLDEN STATE WARRIORS-OKLAHOMA CITY THUNDER 123-130
CHARLOTTE HORNETS-NEW YORK KNICKS 108-122
NEW ORLEANS PELICANS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 120-121
SAN ANTONIO SPURS-MEMPHIS GRIZZLIES 108-120
CHICAGO BULLS-MIAMI HEAT 102-97
Presidenti Bajram Begaj uroi sot festën e Pavarësisë, ndërsa apeloi për të çuar përpara arritjet…
Me rastin e Ditës së Pavarësisë, presidentja Vjosa Osmani ka uruar popullin shqiptar duke thënë…
Ambasada E Gjermanisë në Tiranë uroi sot të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së…
Sot me 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Policia e Shtetit ka uruar të gjithë shqiptarët…
Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, ku…
Mirdita Thaci është një kuzhiniere shqiptare e cila jeton jashtë Shqipërisë dhe ka korrur sukses me websitin…
This website uses cookies.