NBA, Boston fiton në shtëpinë e Lakers, Donçiç bën historinë në Finiks

Doncic

Doncic

Krishtlindjet festohen ndryshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në këtë ditë ishin programuar disa prej ndeshjeve më të bukura të NBA-së.

Kështu në Kalifroni skuadra e Bostonit ka arritur fitoren e tretë radhazi përballë Lakers-ave. Entoni Dejvis (40 pikë, 13 topa në tabelë) bëri gjithçka për të evituar humbjen e formacionit nga Los Anxhelosi, por ekipi i Celtics ishte në një ditë të madhe pasi të pestë titullarët mbyllën ndeshjen me shifra dy shifrore. Në këtë paraqitje spikatën Kristaps Porzingis (28 pikë) dhe Xhejson Tatum (25 pikë), të cilët udhëhoqën ekipin, i cili ka rekordin më të mirë të NBA në këtë sezon duke fituar 23 ndeshje e duke pësuar vetëm 6 humbje.

Në Arizona skuadra e Finiks u mund nga Dallasi. Për Mavs ishte në një natë magjike e Luka Donçiç, i cili ishte autor i një gare spektakolare ku shënoi 50 pikë dhe kaloi kështu kuotën e 10.000 pikëve të rrealizuara në karrierë. Slloveni ishte një problem i madh për ekipin vendas, i cili nuk mundi të bënte dot asgjë për të evituar fitoren e teksanëve edhe pse ka në gjirin e vet lojtarë si Durant dhe Buker.

Ndeshjet (25 dhjetor)

LOS ANGELES LAKERS-BOSTON CELTICS 115-126

MIAMI HEAT-PHILADELPHIA 76ERS 119-113

PHOENIX SUNS-DALLAS MAVERICKS 114-128

DENVER NUGGETS-GOLDEN STATE WARRIORS 120-114

NEW YORK KNICKS-MILWAUKEE BUCKS 129-122

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.