NBA, Embiid 50 pikë në fitoren e Filadelfias
Filadelfia ka nevojë për versionin më të mirë të Xhoel Embit për të mundur Uashington Wizards. Në një ndeshje ku skuadrat morën epërsinë plot 22 herë dhe ku shifrat ishin në barazim plot 13 herë në fund ishte formacioni i Sixers ai që “mbijetoi”.
Më i miri ishte Embid, i cili shënoi 50 pikë (për herë të gjashtë në karrierë kamerunasi rrealizon 50 a më shumë pikë në një mbrëmje). Shtatlarti u ndihmua edhe nga Tyrese Maxey (26 pikë), De’Anthony Melton (19 pikë) dhe Kelly Oubre (12 pikë në 19 minuta).
Ndeshjet (7 dhjetor)
WASHINGTON WIZARDS-PHILADELPHIA 76ERS 126-131
DETROIT PISTONS-MEMPHIS GRIZZLIES 102-116
CLEVELAND CAVALIERS-ORLANDO MAGIC 121-111
MINNESOTA TIMBERWOLVES-SAN ANTONIO SPURS 102-94
ATLANTA HAWKS-BROOKLYN NETS 113-114
TORONTO RAPTORS-MIAMI HEAT 103-112
HOUSTON ROCKETS-OKLAHOMA CITY THUNDER 110-101
CHICAGO BULLS-CHARLOTTE HORNETS 111-100
DALLAS MAVERICKS-UTAH JAZZ 147-97
L.A. CLIPPERS-DENVER NUGGETS 111-102
GOLDEN STATE WARRIORS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 110-106