NBA, Fenomeni Kërri mund Bostonin në kohën shtesë, Morant rikthehet të “ndriçojë” Memfisin
Warriors-at kanë bërë të tyren një ndeshje të madhe në duelin me Bostonin. “Përsëritja” e finaleve të dy sezoneve më parë ka qenë njëra nga ndeshjet më të bukura të sezonit aktual në NBA me formacionin nga San Fransisko, i cili përkuli ekipin më rekordin (20 fitore, 6 humbje) më të mirë në NBA në kohën shtesë falë një super Stef Kërri.
Numri 30-të i Golden Stejtit rrealizoi mbrëmjen e kaluar 33 pikë ku 20 prej të cilave erdhën në periodën e katërt dhe në kohën shtesë. Pikët decisive kishin për autor sërish Kërrin, i cili rrealizoi një tri pikësh vetëm 10.6 sekonda përpara sirenës duke vendosur në gjumë një ekip të forte siç është ai Bostonit. Për formacionin e drejtuar nga Stiv Kerr kishte mjaft vlerë edhe kontributi i Klej Tomson (24 pikë) dhe ai Xhonatan Kamingës (17 pikë).
Mbrëmja e kaluar ishte një ditë e rëndësishme edhe për ekipin e Memfisit pasi u rikthye pas një pezullimi të gjatë edhe Xha Morant, i cili zgjati 25 ndeshje. Numri 12 i Grizzlies ishte autori i 34 pikëve dhe koshit deciziv, të cilin e rrealizoi me mënyrën e tij duke penetruar në zonën e Pelicans. Por pikët që mbajtën në garë Memfisin ishin të Xharen Xhekson Xhunior (24 pikë) dhe Bejn (21 pikë).
Ndeshjet (20 Dhjetor)
PORTLAND TRAIL BLAZERS-PHOENIX SUNS 109-104
GOLDEN STATE WARRIORS-BOSTON CELTICS 132-126 (Kohë shtesë)
MILWAUKEE BUCKS-SAN ANTONIO SPURS 132-119
NEW ORLEANS PELICANS-MEMPHIS GRIZZLIES 113-115