NBA, Golden Stejt befason Clippers-at
Warriors-at tentojnë të dalin nga kriza duke mundur bindshëm Clippers-at. Të zotët e shtëpisë dominuan ndeshjen falë kontributit të Stef Kërrit (26 pikë, 7 topa në tabelë dhe 8 asist) dhe Klej Tomsonit (22 pikë, 6 topa në tabelë). Për Golden Stejtin zhvilloi një një ndeshje të mirë edhe debutuesi Brandin Podziemski (13 pikë, 8 topa në tabelë). Sa i përket miqve nuk i mjaftuan 23 pikët dhe 7 shtatë topa në tabelë të Kauai Leonard dhe 15 pikët e 10 asistet e Pol Xhorxhit.
Një tjetër ndeshje me interes ishte edhe ajo me Oklahomës dhe Lakers-ave. Thunder rritën nivelin e lojës në periodën e dytë, të cilën e mbyllën me shifrat 42-23. Ai ishte momenti deciziv I ndeshjes pasi skuadra nga Los Anxhelos nuk mundi të ngushtonte më kurrë diferencat edhe pse Entoni Dejvis zhvilloi një ndeshje të mirë me 31 pikë dhe 14 topa në tabelë së bashku me LeBron Xhejmsin jo në formën e tij më të mirë (21 pikë dhe 12 topa në tabelë). Oklahoma Siti ishte superiore në luftën në tabelë duke fituar më shumë duele (48-41) ndërsa përqindja e saktësisë të goditjeve nga fusha ishte 53.2%. Shai Gilxhous-Aleksander rrealizoi 33 pikë dhe dhuroi 7 asist ndërsa Xhejlën Uilliams dhuroi 21 pikë dhe 7 asist.
Ndeshjet (1 dhjetor)
BROOKLYN NETS-CHARLOTTE HORNETS 128-129
CHICAGO BULLS-MILWAUKEE BUCKS 120-113 (Kohë shtesë)
CLEVELAND CAVALIERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 95-103
MIAMI HEAT-INDIANA PACERS 142-132
MINNESOTA TIMBERWOLVES-UTAH JAZZ 101-90
NEW YORK KNICKS-DETROIT PISTONS 118-112
OKLAHOMA CITY THUNDER-LOS ANGELES LAKERS 133-110
SAN ANTONIO SPURS-ATLANTA HAWKS 135-137
GOLDEN STATE WARRIORS-L.A. CLIPPERS 120-114