Categories: LajmeSport

NBA, Jokiç mund Donçiç, Lakers mundet nga Knicks, Detroit 24 humbje radhazi

Denver pas humbjes me Thunder arritën që të ngriheshin edhe pse në program kishin një takim delikat kundër Dallasit. Nuggets arriti të dominonte falë Xhamal Mërrit (22 pikë) dhe Aaron Gordon (21). Ndërsa plot katër lojtarë nga pankina mbyllën takimin me numra dyshifrorë. Tjetër tablo paraqiti ekipi i Dallasit ku përveç të zakonshmit Donçiç (38 pikë) vetëm Dante Eksum mbylli takimin me numër dyshifrorë (11).

Detroit Pistons po përjeton një periudhë të errët pasi mbrëmë pësoi humbjen e 24-t radhazi. Edhe pse Kejd Kaningam ishte në një ditë të mirë nuk mundi të evitonte këtë disfatë, e cila fut në krizës të thellë një shoqëri si ajo e Detroit. “Duam të fitojmë, këtë duam të gjithë”, tha Kaningam pas ndeshjes ku rrealizoi plot 43 pikë.

Pas fitores në NBA Cup, Lakers janë zbehur disi duke pësuar humbjen e tretë në katër takimet e fundit. Këtë herë ishin Nju Jork Knicks, ata të cilët i mundën me shumë pak pikë diferencë. Entoni Dejvis mbylli ndeshjen 32 pikë ndërsa LeBron Xhejms rrealizoi 25 pikë.

Ndeshjet NBA

PHILADELPHIA 76ERS-CHICAGO BULLS 104-108

INDIANA PACERS-L.A. CLIPPERS 127-151

CLEVELAND CAVALIERS-HOUSTON ROCKETS 135-130 Kohë shtesë

ATLANTA HAWKS-DETROIT PISTONS 130-124

MIAMI HEAT-MINNESOTA TIMBERWOLVES 108-112

OKLAHOMA CITY THUNDER-MEMPHIS GRIZZLIES 116-97

TORONTO RAPTORS-CHARLOTTE HORNETS 114-99

SACRAMENTO KINGS-WASHINGTON WIZARDS 143-131

UTAH JAZZ-BROOKLYN NETS 125-108

DENVER NUGGETS-DALLAS MAVERICKS 130-104

LOS ANGELES LAKERS-NEW YORK KNICKS 109-114

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

2 hours ago

“Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari

Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së…

2 hours ago

Dita botërore e fëmijëve me sindromën Down/ Domnori: Janë pjesë e shkollave gjithpërfshirëse me mësues ndihmës

21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Në Shkodër 5 fëmijë janë…

2 hours ago

“Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve…

2 hours ago

AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: Masa administrative me gjobë 2 subjekteve

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti…

2 hours ago

“Venus!”, trashëgimia fotografike në “Marubi”/Ekspozitë me imazhe nga arkivi i Gegë Marubit, Pjetër Rraboshtës dhe Dedë Jakovës

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Venus!”, e kuruar nga Lek M.…

2 hours ago

This website uses cookies.