NBA, Kërri kosh nga 10 metra për të mposhtur Finiks
Ndeshja e shumëpritur e mbrëmjes së kaluar ishte ajo e mbajtur në San Fransisko ku Golden Stejti i Stef Kërrit mundi Finiks me një kosh të numrit 30 vetëm 0.7 sekonda nga fundi i takimit.
Warriors janë dukshëm në një moment të mirë pasi bëhet fjalë për fitoren e gjashtë në shtatë takimet e fundit. Kështu Golden Stejt rikuperon pozicione edhe në klasifikim duke i marrë vendin e dhjetë Utës, vend ky që i jep një mundësi për të qenë në zonën “play-in”.
Sa i përket duelit me Suns duhet thënë se ishte një ndeshje e luftuar fort jo vetëm për faktin se koshi vendimtar u realizua në fund, por se asnjëra prej dy skuadrave gjatë të gjithë takimit nuk mundi që të krijonte një avantazh më të madh se shtatë pikë.
Koshi i Devin Buker (më i miri nga Suns me 32 pikë) i realizuar vetëm 35 sekonda nga fundi dukej se ishte deicizivi, por në 3.3 sekondat e fundit Golden Stejti shfrytëzoi armën e vet më të fortë.
Skema e përgatitur nga Stiv Kerr i dha mundësi Kërrit që të merrte përsipër aksionin e fundit dhe numri 30 nuk gaboi duke kthyer në kosh një goditje prej 10 metrash. Me tri pikët e Kërrit, Warriors kaluan me një pikë Suns duke koleksionuar një fitore të madhe përballë një rivali që është ndërtuar për të fituar titllin kampion.
Ndeshjet (10 shkurt)
DALLAS MAVERICKS-OKLAHOMA CITY THUNDER 146-111
L.A. CLIPPERS-DETROIT PISTONS 112-106
TORONTO RAPTORS-CLEVELAND CAVALIERS 95-119
BROOKLYN NETS-SAN ANTONIO SPURS 123-103
WASHINGTON WIZARDS-PHILADELPHIA 76ERS 113-119
ORLANDO MAGIC-CHICAGO BULLS 114-108 (kohë shtesë)
NEW YORK KNICKS-INDIANA PACERS 111-125
CHARLOTTE HORNETS-MEMPHIS GRIZZLIES 115-106
ATLANTA HAWKS-HOUSTON ROCKETS 122-113
PORTLAND TRAIL BLAZERS-NEW ORLEANS PELICANS 84-93
GOLDEN STATE WARRIORS-PHOENIX SUNS 113-112