NBA/ Xhejms kalon Xhordan, 40 pikë të tjera si 40-vjeçar

Edhe pse bëhej fjalë për ndeshjen e dytë brenda 48 orëve LeBron Xhejms nuk u ndal madje bëri një paraqitje të madhe përballë Portland duke shënuar 40 pikë në fitoren e Lakers me shifrat 110-102.
Dueli ishte historik për “Mbretin” pasi u bë lojtari i tretë për paraqitje në NBA duke kaluar Vins Karterin. Por ky i fundit nuk është i vetmi që ka humbur një rekord. Xhejms ka kaluar mbrëmjen e kaluar edhe Majkëll Xhordanin, i cili ishte i vetmi baskëtbolist që kishte shënuar të paktën në një ndeshje 40 pikë si 40-vjeçar.
Nga tani e tutje këtë primat e mban Xhejms, i cili kishte shënuar 42 pikë më 7 shkurt përballë Golden State.