Ndahen çmimet “AT Gjergj Fishta” për vitin 2023/ Shkrimtarët Gjon Marku, Primo Shllaku dhe Vlora Ademi janë fituesit e këtij edicioni

ndarja e cmimeve
Gjon Marku në gjininë e studimeve, Primo Shllaku në roman dhe Vlora Ademi në vëllim poetik, janë tre fituesit e çmimeve “At Gjergj Fishta” në letërsi për vitin 2023.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Lezhë në 152-vjetorin e lindjes së së kolosit të letërsisë shqipe, ndërsa pjesë e konkursit mbarëkombëtar ishin 43 vëllime të shkrimtareve të ndryshëm të cilët u vlerësuan nga juria e përbërë nga Mark Simoni, Diana Çuli dhe Alfred Çapaliku.Të pranishmit në këtë aktivitet vlerësuan figurën e At Gjergj Fishtës, duke thënë se veprimtari të tilla janë mënyra më e mirë e lartësimit të emrit të tij edhe në ditet e sotme.Në këtë edicion u ndanë dhe çmimet e karrierës dhe post-mortem, ku u vlerësuan Sabri Hamiti, Agim Isaku, Danjel Gazulli dhe Ndue Gaspri.
Ky ky aktivitet i kthyer në traditë të përvitshme u organizua nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.