Categories: LajmeEkonomi

Ndahen çmimet në turizëm, Kumbaro: Performanca e sektorit privat fantastike, bëhemi gati për 2024-ën

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Unioni Turistik Shqiptar,  organizuan një mbrëmje e ndarjes së çmimeve në përmbyllje të një viti të vlerësuar si me arritje të suksesshme në sektorin e turizmit.

Gjatë ceremonisë, u shpërndanë 21 çmime dedikuar bizneseve të hotelerisë, udhëtimit, mikpritjes, por edhe institucioneve publike siç ishte Bashkia Sarandë, vlerësuar si destinacioni më atraktiv gjithëvjetor, dhe të gjithë aktorëve të tjerë të sektorit, të cilët me performancën e tyre patën një ndikim në bilancet pozitive të turizmit në shifra, të ardhura e standarde për vitin që po lëmë pas.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi bashkëpunimin dhe performancën e sektorit privat për vitin 2023.

“Po mbyllim së bashku një vit historik në nivel shifrash dhe me një bilanc të jashtëm pozitiv si ekonomi e hapur për herë të parë në histori ku performanca e sektorit privat ka qenë qershia mbi tortën e punëve të pjekura dhe mirëkoordinuara. Të gjithë aktorët e sektorit kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në sinergjinë e punëve të krijuara dhe koordinuara mirë për të prodhuar këto rezultate që sot kemi arritur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit përmendi edhe projektet e përbashkëta e sfidat për vitin 2024 i cili nis me një ngjarje të rëndësishme në promovimin ndërkombëtar, siç është panairi i turizmit “Fitur Madrid”, i cili do të mbahet në muajin janar.

“Ky pozitivitet dhe energji e mirë që na ka shoqëruar këtë vit, shpresoj të na shoqërojë edhe për vitin që vjen, ku nisim që në Janar me një kalendar ngjarjesh ndërkombëtare për turizmin si “Fitur Madrid”, vazhdojmë me “ITB Berlin”, e më tej me “FESTA 2” duke dhënë më të mirën e shpirtit shqiptar të mikpritjes përmes këtij entuziazmi që po përcjellim këtë vit”, vazhdoi më tej ministrja Kumbaro.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në turizëm, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se “TIA ka rregjistuar 7 milionë vizitorë që kanë hyrë nga ajri në Shqipëri, ose 120 % më shumë krahasuar me vitin 2019, i cili ishte edhe viti i fundit normal para pandemisë.”

“Turizmi nuk bëhet dot as vetëm nga qeveria, as vetëm nga hotelierët as vetëm nga turoperatorët, as vetëm nga udhërrëfyesit. Turizmi bëhet nga të gjithë ne dhe ne e kemi në ADN−në tonë”, vazhdoi ministrja Balluku.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa u shpreh se rezultatet e mira të këtij ishin rezultat i një bashkërendimi serioz të projekteve dhe punëve të përbashkëta mes sektorëve publik dhe privat, duke konfirmuar 35 % më shumë rezervime për vitin 2024.

Deri në muajin nëntor, Shqipëria është vizituar nga 9.54 milionë turistë të huaj. Peshën kryesore e zënë vizitorët nga Kosova, por risi për këtë vit kanë qenë flukset e larta nga Italia (872 mijë vizitorë) dhe rritje të shpejtë nga vende si Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania.

Nga ana tjetër, Shqipëria po zbulohet me rritje të ndjeshme nga vende si Turqia, Kina e vendet nordike e njëkohësisht gjatë këtij viti janë rikuperuar flukset e vizitorëve nga Ukraina.

( Sipas ATSH )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

2 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

2 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

2 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

2 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

2 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

2 hours ago

This website uses cookies.