Ndahet nga jeta aktori Vasillaq Godo, një nga themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë
Aktori Vasillaq Godo është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të marte (21 maj) në moshën 81-vjeçare. Aktori ka qenë një ndër themeluesit e teatrit “Petro Marko” në Vlorë në 1962, ndërsa la pas një arkiv të pasur duke interpretuar gjatë karrierës së tij mbi 90 role.
Vasillaq Godo u lind në Vlorë më 15 shkurt 1943 dhe u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve.
Përtej roleve të spikatuar në teatër ka qenë gjithashtu edhe recitues i poezisë dhe i prozës shqipe në shumë evente.
Zëri im tij i plotë, aktrimi i figurave heroike duke i gërshetuar me sens artistik dhe human kanë qenë tipare theksuese e të aktorit Vasillaq Goda. Goda ka qenë protagonist që në premieren e parë të teatrit të Vlorës te drama “Fundosja e Skuadrës e Spahivogli”.
Disa nga rolet e tij më të spikutara ishin “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Batoja te Jatagani”, “Besa e Trojeve” etj. Vitet e fundit aktori Goda eksperimentoi edhe në komedi, ku dalloi për prerjet satirike të personazhit.