Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

rudina dervishi
Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.