Ndahet nga jeta ish- shahisti Muhamet Gradeci, sporti shkodran humb një figurë të shquar të tij
Sporti shkodran ka humbur një figurë të shquar të tij.
Është ndarë nga jeta në moshen 81- vjeçare Muhamet Gradeci, ish-shahisti dhe trajneri i Vllaznisë në këtë sport.
Muhamet Gradeci ka lindur në Shkodër më 2 prill të vitit 1943 dhe që i vogël shfaqi pasionin e tij për sportin e shahut.
Muhamet Gradeci u aktivizua që në fëmijëri me aktivitetet e shkollave dhe më pas, gradualisht kaloi tek ekipet e Vllaznisë, derisa arriti tek të rriturit.
Dhe sukseset do të vijnë menjëherë. Vllaznia shpallet Kampione Kombëtare si ekip që në vitin 1983 e më pas edhe në vitet 1986, 1987, 1989 dhe 1990, pra 5 tituj kampionë.
Njëkohësisht fiton edhe dy trofe si ekipi fitues i Spartakiadave Kombëtare në vitet 1984 dhe 1989.
Roli i tij si trajner i Muhamet Gradecit padiskutim që është ndjerë edhe në sukseset individuale të Ylvije Boriçit (4 tituj) dhe Albana Vujit (3 tituj).
RTSH Shkodra i shpreh ngushëllimet familjes Gradeci për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe të gjithë botës së sportit.