Ndahet nga jeta Mjeshtri i Cirkut shqiptar, Tahir Baçova. Përcillet sot në banesën e fundit

Mjeshtri i Cirkut shqiptar Tahir Baçova është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Artisti unikal ishte krijuesi i profilit të zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar. Tahir Baçova do të përcillet sot më 3 shtator në banesën e fundit në orën 11.00.

Me një karriere prej më shumë se 40 vite, Artisti i Merituar, Tahir Baçova ia kushtoi jetën dhe pasionin e tij punës me kafshë, i palodhur këmbëngulës me dëshirën për të dhuruar art.

Ai e nisi karrierën në moshën 17-vjeçare dhe punoi në cirk deri kur doli në pension. Fillimisht u aktivizua pranë Cirkut Amator e më pas si Profesionist në Cirkun e Tiranës sot Cirku Kombëtar.

Numri i parë me kafshë, Tahir Baçova e realizoi me një qen në vitin 1960 në premierën “Variete-Cirk-Variete”.

“Baçova mbetet bazamenti dhe promotori i profilit të kafshëve në Cirkun Shqiptar, bashkë me bashkëshorten e tij znj. Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar. Me punën e tij të palodhur e me pasion e bëri të pamundurën të mundur, i ktheu kafshët në artist në ndërveprim me akrobatët e cirkut por dhe me publikun” shkruan Cirku Kombëtar.

Ndër numrat që do të mbahen mend gjatë nga publiku artdashës i Cirkut Kombëtar janë ato me pëllumbat në arenë të fluturojnë dhe të kthehen përsëri tek vendin nisjes, dhinë të bindet dhe të luaj, gomarin të merret me aritmetikë, qenin të gjejë objektin dhe të kërkojë duartrokitje, apo ariun Silva si sportist duke bërë kosha dhe me pantimimën e gjuetarit dhe me numrat “Ecje me biçikletë”, “Kapërdime me rreth”, “Vertikale mbi shishe”, “Ekuilibër mbi glob”, “Ariu basketbollist”, “Ariu fotograf”, “Ariu vertikalist dhe ekuilibrist”, “Arinjtë në lisharse”. Nurma të tjerë  Pëllumbat, Gomari, Dhia, numrat me qen “Brezi i kalitjes”, “Klasa e qenëve”, “Futbolli i qenëve, “Loja me kutia”, “Pastrimi”, “Kërcimi me litar”, “Bindja e Rozës”, “Gjetja e numrave” etj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.