Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Fadil C…
Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj
Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.
Lajmi është bërë me dije nga familjarë të tij, ndërsa homazhet do mbahen të dielën (6 gusht) pranë Drejtorisë se Përgjithshme nga ora 10-12.
Canaj, me një karrierë 40-vjeçare në Policinë e Shtetit, ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka qenë Shef i Policisë Durrës, drejtor i policisë Tiranë, Drejtor i përgjithshëm dhe zv. ministër i Brendshëm.