Aktualitet

Ndahet nga jeta politikani dhe drejtuesi i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj

Është ndarë nga jeta drejtuesi i ‘Shoqatës Tirana’, dhe ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Arben Tafaj.

Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjete sociale, ku informojnë miqtë dhe të afërmit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të politikanit, drejtuesit, shembullit të qytetarisë, babain dhe vëllain shembullor, Kryetarit te Shoqatës Tirana, Z. Arben Tafaj! Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”- bëhet e ditur në njoftim.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të Arben Tafaj në moshën 63-vjeçare kanë reaguar dhe kanë shprehur ngushëllime personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët kanë qenë miqtë e afërt të tij.

Mjeku Ilir Alimehmeti, shkruan se, “me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare. Humbja e Benit është patjetër humbje e hidhur për familjarët dhe miqtë e tij, por është humbje e madhe edhe për qytetarët dhe qytetin e Tiranës! Ngushëllime të ndjera familjes Tafaj për humbjen e një njeriu të dashur, të urtë e të matur. Do të na mungosh Beni“.

Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari gjithashtu ka reaguar për këtë humbje duke shkruar “Arben Tafaj, vëllai, miku, shoku, ka ndërruar jetë papritur! E di se ky lajm do hidhëroj shumë njerëz në Tiranë, por dhe në të gjithë Shqipërinë. Një jetë bashkë i miri Ben, në çdo gëzim e hidhërim familjar, shoqëror, në çdo ngjarje qe lidhej me Tiranën tonë të dashur. Nuk kam fjalë….., sot e kishim lenë për tu taku për dreke, por….Zotit nuk i dilet para!”

Kush ishte Arben Tafaj?

Arben Tafaj, është diplomuar në Fakultetin Ekonomik në vitin 1986.

Tafaj, ishte zyrtari i zgjedhur me votat e qytetarëve me tre mandate radhazi, ku çdo herë ka rritur me progresion votat e tij.

Karriera e tij politike nis me postin e kryetari të njësisë bashkiake numër 8, në zgjedhjet e vitit 2003 ku ka fituar 48.65 %. Në zgjedhjet e vitit 2007 ka marrë 56.85 % dhe në zgjedhjet e vitit 2011, Arben Tafaj ka fituar 59.21 %.

Ky progres në vota bëri atë për të garuar për postin më të lartë të bashkisë së madhe, atë të Tiranës.

Së bashku me disa miq të tij, drejtonte shoqatën “Tirana”, një grupim civil që për gjithë këto vite ka promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj qytetare të qytetit, të cilën e ka shikuar dhe si një instrument për të komunikuar me shoqërinë dhe me organizma të rëndësishme homologe komunitare. Pikërisht në krye të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj, krijon profilin e një drejtuesi që komunikon, hedh ide, por dhe mbron me forcë vlerat e njerëzve që përfaqësonte.

Këtë e ka bërë edhe pasi u zgjidh si kryetar i njësisë bashkiake numër 8 me propozimin e shoqatës “Tirana”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

20 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

20 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

20 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

20 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

20 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

20 hours ago

This website uses cookies.