Lajme

Ndahet nga jeta shkrimtari peruan fitues i çmimit Nobel, Mario Vargas Llosa

Mario Vargas Llosa, shkrimtari i njohur peruan dhe laureati i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2010, ka ndërruar jetë të dielën në moshën 89-vjeçare i rrethuar nga familja e tij, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme letrare.

Fëmijët e tij, Álvaro, Gonzalo dhe Morgana, njoftuan lajmin e trishtë e tij të ndarjes nga jeta të babait të tyre në platformën X, ku theksuan se Vargas Llosa pati një jetë të gjatë dhe të frytshme, duke shtuar se veprat e tij do të mbijetojnë dhe do të vazhdojnë të frymëzojnë lexuesit në të gjithë botën.

Shkrimtari i njohur, autor i romaneve të famshme si “Koha e Heroit” dhe “Festa e Bricjapit”, kishte një ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë e Amerikës Latine dhe ishte një figurë kyçe e lëvizjes “Boom”, që revolucionarizoi letërsinë latine në vitet 1960 dhe 1970.

Vargas Llosa nisi karrierën e tij letrare me koleksionin e tregimeve “The Cubs and Other Stories” në 1959, por u bë i njohur ndërkombëtarisht me romanin “Koha e Heroit” (1963), i cili bazohej në përvojat e tij në një akademi ushtarake peruane. Ky roman shkaktoi një reagim të ashpër nga autoritetet ushtarake të Perusë, të cilat dogjën kopje të tij dhe e akuzuan Vargas Llosa-n si komunist.

Përveç punës së tij si autor, Vargas Llosa ishte një aktivist i fuqishëm për liritë personale dhe ekonomike. Ai kritikohej ashpër për lidhjet e tij të mëparshme me komunizmin dhe sulmoi diktaturat e majta të Amerikës Latine, duke kaluar nga mbështetja për revolucionin kuban në një distancim të plotë nga regjimi i Fidel Kastros.

Një nga incidentet më të njohura të jetës së tij ndodhi në vitin 1976, kur goditi me grusht shkrimtarin Gabriel García Márquez në Mexico City, një akt që mbeti i paqartë nëse kishte të bënte me politika apo mosmarrëveshje personale.

Pavarësisht ndryshimit të trajektorisë politike nga e majta në të djathtë, Vargas Llosa vazhdoi të jetë një figurë e kontestuar dhe e nderuar në letërsinë botërore, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare dhe intelektuale.

Blerti Delija

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

6 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

8 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

8 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

8 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

9 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

9 hours ago