“Ndaleni Vuçiqin para se të hyjë në luftë” – Kosova apelon pas bllokimit të pikëkalimeve

Kosova i ka kërkuar Bashkimit Europian dhe SHBA-së që të merren masat ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi vendi u detyrua një ditë më parë të bllokojë disa pika kufitare ku persona të maskuar bllokuan qarkullimin e mjeteve.

Pikëkalimet e Merdares, Jarinës dhe Bërnjakut – drejt Serbisë dhe Malit të Zi – u mbyllën për arsye sigurie nga pala kosovare, teksa grupe qytetarësh serbë dolën në protestë kundër vendimit të qeverisë Kurti për mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës.

Sipas Beogradit, kryeministri Albin Kurti po kërkon një përballje politike-diplomatike me Serbinë ose që ta tërheqë në konflikt me të.

Kosova do ta mbajë kufirin e mbyllur deri sa të garantohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të sigurohen nga skenat më të këqija të kriminelëve serbë të maskuar, që i ndjekin e kërcënojnë sërish. Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe SHBA-së që të kundërshtojnë me vendosmëri hapat e ardhshëm përshkallëzues të Vuçiqit. Ai duhet të ndalet para se të hyjë në luftë,” shkroi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Automjete me flamurin serb në dritaren e pasagjerit u vendosën pasditen e së premtes në mes të rrugës që çon në pikën kufitare të Merdares, në veri të Kosovës. Bllokimi ishte paralajmëruar nga organizatat serbe në shenjë proteste për zhvillimet në Veri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.