Ndalet Vllaznia e Volejbollit Meshkuj/ Debutimi i kanadezit Dube jo në nivelin e duhur
Pas tre ndeshjeve me bilanc pozitiv, dy fiore dhe një humbje, Vllaznia e volejbollit meshkuj është ndalur në javën e katërt, teksa është mundur nga Partizani me rezultatin 1 me 3. Me interes në këtë sfidë pritej debutimi i volejbollistit kanadez Dube, por për hir të së vertetes përformanca e tij në fushën e lojës nuk ishte ajo e duhura. Miqtë nga Tirana, në formacionin e të cilëve spikatNin volejbollistët brazilianë, fituan setin e parë 20-25, të tretin 15-25, si dhe të katërtin 18-25, ndërkohë që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, arrijnë të fitojnë vetëm një sete, atë të dytin 25-21.Pas javës së katërt, Vllaznia rezulton me dy fitore dhe dy humbje, ndërkohë që Partizani ka katër fitore radhazi duke kryesuar kampionatin e meshkujve.