Ndalet Vllaznia, humb pas 11 javëve/ Hap i gabuar i kuqebluve në Kupë, munden nga Erzeni 2-1

Vllaznia hedh një hap të gabuar në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, teksa ka humbur ndeshjen e parë me Erzenin me rezultatin 2 me 1, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Një lojë jo shumë bindëse e Vllaznisë, e cila nuk arriti të shfaqej e rrezikshme ashtu si në ndeshjet e mëparshme, e cila sjell humbjen e parë të kuqebluve pas 11-të javëve. Edhe pse në pjesën e parë të ndeshjes kishte raste në të dyja portat respektive, fraksioni i parë mbyllet me rrjeta të paprekura, 0 me 0. Në pjesën e dytë, loja ka më shumë ritëm, pasi të dyja skuadrat kërkojnë fitoren. Rezultati zhbllokohet në minutën e 64-të, me Erzenin që kalon në avantazh përmes Asanit, i cili duke ndjekur nga afër aksionin shijakas, dërgon në rrjetë një nop të kthyer në lojë nga ana e portjerit shkodran Kristi Qarri. Vllaznia nuk pajtohet me disavantazhin, dhe tekniku kuqeblu Qatip Osmani, lëviz me njëherë me stolin duke përforcuar repartin sulmues. Goli për kuqeblutë vjen në minutën e 87-të, me autor mbrojtësini Geralb Smajli, i cili duke mbështetur sulmin depërton drejt zonës vendase, aty ku në pozicion ballor lëshon një të majtë potente, e cila shkon direkt e në rrjetë. Duket se entuziasmi i golit të barazimit do të shfrytëzohej nga Vllaznia për ndonjë gol tjetër të dytë, por këtë mundësi nuk ia jep Erzeni, pasi në një aksion model të shijakasve, topi harkohet në zonën shkodrane, aty ku duke shfrytëzuar pasivitetin e mbrojtësve të qëndrës, Kacbufi godet saktë duke shënuar golin e dytë për Erzenin. Me rezultatin 2 me 1 në favor të Ezenit, mbyllet e gjithë ndeshja, duke shënuar një hap të gabuar të Vllaznisë në turin çerekfinal. Gjithësesi, fati i kualifikimit për në turin gjysëmfinal, do të vendolset pas dy javësh në ndeshjen e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.