Ndalet Vllaznia, kuqeblutë u mundën nga Kukësi, shpërdoruan mundësinë e kapjes së kreut
Pas një seri ndeshjesh pozitive, Vllaznia është ndalur në Kukës duke u mundur me rezultatin 2 me 0. Autor i dy golave për skuadrën kuksiane ka qënë i njëjti autor, sulmuesi Solodovnikov. Dhe, kjo humbje vjen pikërisht në momentin kur nuk duhej, pasi duke parë humbjen e kryesueses Egnatia, kuqeblutë kishin shansin të merrnin kryesimin e kampionatit. Për trajnerin e Vllaznisë, humbja në Kukës erdhi si rezultat i gabimeve individuale.
Ndërkohë, tekniku i Kukësit, Bledar Devolli shpehet i kënaqur me skuadrën e tij.
Pas javës së 28-të të Superiores, Vllaznia vijon të jetë e dyta në renditje me 49 pikë, dy më pas sesa Egnatia kryesuese, ndërkohëe që Partizazni është i treti me 46 pikë.