Të drejtat e abortit duhet t’u lihen shteteve amerikane për të vendosur, kështu është shprehur kandidati republikan për president Donald Trump, pas muajsh mesazhet jo fort të qarta, për një nga pikat më të diskutueshme të zgjedhjeve të nëntorit. “Pikëpamja ime është tani që ne kemi abortin aty ku të gjithë e donin atë nga pikëpamja ligjore, shtetet do ta përcaktojnë me votim ose legjislacion ose ndoshta të dyja,” u shpreh Trump në një video të postuar në rrjetin e tij “Truth Social”.
Trump gjithashtu përsëriti mbështetjen e tij për disponueshmërinë e fekondimit in vitro, duke vënë në dukje edhe këtë çështje, pasi e kishte shmangur që nga fillimi i fushatës së tij në fund të vitit 2022. Ndërkohë nga ana tjetër, presidenti në detytrë dhe kandidati demokrat për president Joe Biden është kundër një gjëje të tillë. Sipas tij qytetarët duhet të kenë të drejtë të abortojnë në çdo kohë.
Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump. Vendimi i Gjykatës së Lartë ua la shteteve të vendosin ligjet e tyre për të drejtat riprodhuese, duke i dhënë fund mbrojtjes kombëtare prej dekadash për aksesin ndaj abortit.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.