Ndalimi i dinarit në Kosovë, Guvernatori i BQK-së: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

Pas thirrjeve të SHBA-së, BE-së dhe QUINT-it, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka deklaruar këtë të mërkurë se nuk ka asnjë vendim për shtyrje apo anulim të vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga data 1 shkurt.

Ismaili u shpreh se do zbatohen rregullat e vendosura nga BQK-ja.

Qysh me shty, çka me shty, a i bien që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar, kush mund ta marrë këtë përgjegjësi, a është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë. Kjo mund ta ketë një kohë tranzicionin , ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serb. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.

Ky i fundit deklaroi më tej se rregullat e vendosura, duhen zbatuar.

Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluat. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri dje e sot, dhe në fund të janarit kanë mund të hyjnë mjete transportues në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licensuar e Komerciana Banka, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport, por në të vërtet në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transkasionit që ka deklaruar. Që i bie që BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, shtoi Ismaili.

Banka Qendrore e Kosovës publikoi disa javë më parë një rregullore, e cila kërkon që nga 1 shkurti të gjitha transaksionet në Kosovë të bëhen me euro. Sipas vendimit të saj, dinarët serbë do të mund të mbahen në llogari bankare ose të këmbehen në euro. Në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa. Edhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë i marrin pagat me dinarë.

Beogradi dhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në veri akuzuan Prishtinën se me këtë vendim duan të dëbojnë serbët nga veriu i Kosovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.