Categories: LajmeRajoni

Ndalimi i dinarit serb – BE e shqetësuar për pasojat. Kjo çështje të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate ka shprehur shqetësime për pasojat që mund të ketë hyrja në fuqi e përdorimit të euros si e vetmja valutë në Kosovë.

Sipas,  Nenit 11 të Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe përdorim ta ketë vetëm një valutë dhe si rrjedhojë  sot (1 shkurt), dinari ka dal nga qarkullimi.

 “Bashkimi Evropian merr parasysh rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia.

Sipas deklaratës , BE-ja  shpreh shqetësimin e pasojave që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment”, thuhet në deklaratën e BE.

Ndër të tjera në deklaratën e BE-së,  thuhet se kjo çështje të përfshihet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të gjendet një zgjidhje.

“Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre. BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Në një konferencë për media zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës e cila hyn në fuqi më 1 shkurt ka për qëllim të mbrojë konsumatorin dhe sistemin e pagesave në vend.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.