Ndalimi i dinarit serb, Vuçiq takim urgjent me ministrat
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka zhvilluar një takim urgjent me disa ministra të Qeverisë, pasi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar propozimin e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të Kuintit, duke vendosur ndalimin e përdorimit të dinarit.
Në takimin e mbajtur në Presidencë u bisedua për hapat e radhës që do të ndërmarrë Beogradi me këtë rast.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se qeveria e Kosovës do të prezantojë të enjten (1 shkurt) informacionin për ndalimin e dinarëve në Kosovë.