Ndalimi i importit të derrave/Preçi:Në Qarkun e Shkodrës 1 subjekt i liçensuar, po e monitorojmë
Prej 4 ditësh në aksin Shkodër-Hani Hotit agjensia e shërbimit veteriner në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe autoritetin e kontrollit ushqimor vijon kontrollet për ndalimin e importit të derrave por edhe kafshëve të tjera që janë pa çertefikatë apo matrikullim. Krahas akseve kryesore inspektimet kanë vijuar edhe në tregun e bagëtive në Stom-Golem. Përgjegjësi i shërbimit veterinar në Shkodër Mark Preçi tregon se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit. Në qarkun e Shkodrës është 1 subjekt i liçensuar për transportin e derrave. Monitorimi i tij është i vazhdueshëm thotë Preçi ndonëse nuk ka asnjë rast të dyshuar deri më tani. Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, ka marrë masa për ndalimin në vendin tonë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja. Ndalimi i importit të derrave nga zonat e prekura do të vijojë deri në daljen e këtyre shteteve nga e kuqe, njoftim i cili do të bëhet nga organizata botërore e shëndetësisë.