Ndalimi i peshkimit në liqen/Çinari: Eshtë periudha e shumimit të krapit, kemi goditur raste abuzive
Gjuetia e të gjitha llojeve të peshkut, përveç ngjalës është ndaluar nga 1 Prilli deri me datën 30 Prill në gjithë Liqenin e Shkodrës sipas rregullave të vendosura nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural.Gjatë monitorimeve në liqen, këtë periudhë moratoriumi të gjuetisë janë goditur 2 raste të peshkimit të paligjshëm të cilët janë dërguar për ndjekje penale në Prokurori.Sipas menaxherit të Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Çinari ka një vullnetndërmjet institucioneve ligjzbatuese, për të luftuar gjuetinë e paligjshme të peshkut. Gjuetia e paligjshme dhe zënia e peshkut përmes lëndëve plasëse e korentit ndër vite ka sjellë dëme të mëdha të rezervave peshkore në liqenin e Shkodrës.