Ndalimi i Unrwa- Organizatat e ndihmave kritika Izraelit. Guterres: Të veprojë në përputhje me detyrimet
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës kanë shprehur frikën për dërgimin e ndihmave thelbësore në Gaza pas votimit të parlamentit izraelit për të ndaluar agjencinë e OKB-së për ndihmë dhe punë (Unrwa).
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres bëri me dije se agjencia nuk do kryejë dot punën e mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nëse Izraeli do të zbatonte ligjet të cilat do e ndalonin atë në kryerjen e aktiviteteve apo ofrimit të shërbimeve brenda Izraelit, duke përfshirë zonat e aneksuar të Jeruzalemit Lindor, Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Guterres i bëri thirrje Izraelit “të veprojë në përputhje me detyrimet e tij” sipas Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar, duke thënë: “Legjislacioni kombëtar nuk mund t’i ndryshojë ato detyrime“.
Legjislacioni izraelit (i cili do të hyjë në fuqi brenda 90 ditëve të ardhshme, pritet të çojë në mbylljen e selisë së Unrwa-s në Jerusalemin Lindor dhe në fakt do të bllokojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza nëpërmjet Rafahut.
Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike do të pengonte Izraelin nga lëshimi i lejeve të hyrjes dhe punës për stafin e huaj të Unrëa-s dhe do të parandalonte koordinimin me ushtrinë izraelite për të lejuar dërgesat e ndihmave.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “shumë e shqetësuar” që projektligji kishte kaluar në Knesset, duke shtuar se: “Ky legjislacion rrezikon ta bëjë të pamundur punën thelbësore të Unrwa për palestinezët, duke rrezikuar të gjithë përgjigjen humanitare ndërkombëtare në Gaza dhe ofrimin e shëndetit dhe arsimit thelbësor”.