Categories: BotaLajme

Ndalohet Gerard Depardieu, akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy gra në vitet 2014 dhe 2021

Aktori i famshëm francez Gérard Depardieu u thirr të hënën në një stacion policor të Parisit ku dhe u ndalua pasi akuzohet se ka sulmuar seksualisht dy bashkëpunëtore gjatë xhirimeve të filmave të tij. 75-vjecari, i cili aktualisht është nën hetim për një sërë situatash të ngjashme, përfshi edhe marrëdhënie seksuale me dhunë, besohet se ka ngacmuar punonjëse të stafit të prodhimit në vitet 2014 dhe 2021.

Një prej grave që e kanë paditur pretendon se u sulmua nga aktori në shtator të 2021-it, gjatë xhirimeve të filmit “Les Volets Verts”, ku ai kishte ushtruar dhunë dhe fjalor aspak të përshtatshëm ndaj saj. Pretendohet se një dëshmitar arriti ta shkëpuste Depardieu-n nga gruaja në fjalë. 

Në lidhje me këtë rast, Depardje ishte  shprehur se kërkonte ndjesë pasi një gjë e tillë ishte e nevojshme, por ndërkohë vijoi të përdorte fjalë të turpshme ndaj gruas. Ndërsa paditësja e dytë pretendon se është sulmuar nga aktori në mars të 2014-ës, gjatë xhirimeve të filmit “Le Magicien et les siamois” kur paditësja ishte asistente e prodhimit dhe pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

6 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.