Ditën e sotme është bërë i mundur ndalimi nga policia i kujdestares së një konvikti në Shkodër, e cila akuzohet se dhunoi një 65-vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R.P., 44 vjeçe.
Blutë e Shkodrës njoftojnë se në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases R. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasen R. P. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. F., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. L., duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.