Ndalohet në kufi kamioni me dinarë serbë, Bislimi: Serbia kërkon të krijojë tensione në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas veprimeve të Bankës Qendrore të Serbisë e cila ka dёrguar njё kamion me para në kufi për t’i futur në Kosovë.
Sipas Bislimit, rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës me këtë rast ka akuzuar Serbinë se me këto lëvizje po nxit krijimin e tensioneve.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi shkruan se personat që transportonin dinarët serbë u prezantuan me kredenciale tё njё kompanie inekzistente dhe se ato po i dërgonin “tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё”.
“Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”, ka shkruar Bislimi.