Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në fshatin Barbullush, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për drejtuesen e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasen M. V., 32 vjeçe.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. D., 68 vjeç, banues në fshatin Koman, pasi ka ndërtuar një objekt, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.