Ndalohet një 29 – vjeçar në PKK Hanit i Hotit, nuk deklaroi në kufi të hollat dhe sendet me vlerë
Policia Kufitare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, në PKK Hanit i Hotit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një shumë parash të padeklaruara.
Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasit:
– G. F., 23 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;
– S. L., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim të rremë.
Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. V., 48 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektin e tij, në Velipojë, rezultoi se fshihte të ardhurat e përfituara.
Posta e Policisë Theth referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Th., 28 vjeç, banues në fshatin Theth, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në biznesin e tij kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.