Categories: LajmeKronikë

Ndalohet një 29 – vjeçar në PKK Hanit i Hotit, nuk deklaroi në kufi të hollat dhe sendet me vlerë

Policia Kufitare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, në PKK Hanit i Hotit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një shumë parash të padeklaruara.

Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasit:

–  G. F., 23 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij;  

 – S. L., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim të rremë. 

Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin  A. V., 48 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektin e tij, në Velipojë, rezultoi se fshihte të ardhurat e përfituara.

Posta e Policisë Theth referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Th.,  28 vjeç, banues në fshatin Theth,  pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se në biznesin e tij kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

13 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

13 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

13 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.