Ndaloi të fotografonte tufën, elefantët shtypin për vdekje turistin spanjoll në Afrikë

Një turist spanjoll është shkelur për vdekje nga elefantët në një park kombëtar të Afrikës së Jugut pasi u përpoq të fotografonte tufën. Burri 43-vjeçar u vra të dielën në mëngjes në parkun kombëtar Pilanesberg rreth 210 km në veri-perëndim të Johanesburgut.

Sipas zyrtarëve të parkut, burri, i cili ishte me tre shokë, doli nga automjeti i tij dhe u nis drejt kafshëve për të bërë foto.

“Pavarësisht paralajmërimeve nga bashkëpasagjerët e tij dhe pasagjerët nga dy automjete të tjera që ishin në shikim, ai për fat të keq nuk i vuri veshin paralajmërimeve të tyre”, tha në një deklaratë bordi i parqeve dhe turizmit të provincës Veri-Perëndimore.

Një elefant i rritur sulmoi burrin, i cili më pas iku nga elefanti. Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i shpëtonte ose t’i shmangej elefantit, të cilit tani iu bashkua e gjithë tufa dhe u kap dhe u shkel për vdekje.

Bordi tha se elefantët më pas u larguan pa treguar ndonjë agresion ndaj pasagjerëve të automjeteve. Pieter Nel, shefi i ruajtjes së bordit, i tha Agence France-Presse se matriarku i tufës kishte sulmuar pasi ishte “axhituar” nga afrimi i burrit.

Ai tha se ishte normale që elefantët të përpiqeshin të mbronin të vegjlit e tyre, duke shtuar: “Shumë turistë janë të pavëmendshëm ndaj rreziqeve dhe nuk e kuptojnë se sa të rrezikshme mund të jenë këto kafshë.”

Sulmet e elefantëve nuk janë të rralla në rajon. Në vitin 2021, një gjuetar i dyshuar u vra nga elefantët në parkun kombëtar Kruger. Vitin e kaluar 50 njerëz u vranë dhe 85 u plagosën nga kafshët e egra – kryesisht elefantë – në Zimbabve fqinje, sipas autoriteteve lokale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

16 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.