Ndarja e fondeve, Haxhimali: Buxheti ka favorizuar bashkitë e vogla. Po punohet për formulë që i përshtatet Censit

e38c1ef93bb641d08587b565052ade0b

Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë. Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

I ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” për t’u ndalur te prioritetet kryesore të Bashkive në ndarjen e fondeve për vitin 2025 ishte Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Haxhimali u shpreh se 80% të buxhetit e përcakton numri i popullsisë. Në këtë kuadër, ai sqaroi se ndonëse numri i popullsisë ka rënë, qeveria nuk e ka ulur buxhetin për njësitë e qeverisjes vendore, përfshi këtu edhe ato bashki me numër popullsie në rënie.

Censusi është dokument shumë i mirë, statistikë e certifikuar e cila i shërben institucioneve qendrore e lokale. Buxheti ka pasur një formulë që i referohet popullsisë

80% e këtij buxheti e përcakton numri i popullsisë. Nëse zbatojmë ligjin me korrektësi, nëse ka rënë numri i popullsisë do marrin më pak. Por ka ndodhur e kundërta dhe shumë mirë është bërë. Qeveria në fakt nuk e ka ulur buxhetin në total për njësitë e qeverisjes vendore dhe bashkitë me numrin e popullsisë në rënie. Por nëse do zbatonim Censin, këto bashki me të drejtë do merrnin më pak”, u shpreh ai.

Haxhimali bëri me dije se qeveria po punon me ekspertë të huaj, me një projekt të BE-së për të gjetur një formulë tjetër t’i përshtatet të dhënave të reja të Censit

 “Bashkitë duhet të përgatiten për të gjetur burime alternative. Buxheti i 2025 bashkitë e vogla i ka favorizuar. Qeveria po punon me ekspertë të huaj, me një projekt të BE-së për të gjetur një formulë tjetër t’i përshtatet të dhënave të reja të Censit. 3 kriteret për të përcaktuar  buxhetin sot janë: Numri i popullsisë; dendësisë dhe numrit të nxënësve. Asgjë nuk i është prekur bashkive të vogla nga kjo. Ajo që lë shumë për të dëshiruar për bashkitë shqiptare është se potenciali i të ardhurave të tyre nga 100% sot është 30-40%”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.