Lajme

Ndarja e fondeve, Haxhimali: Buxheti ka favorizuar bashkitë e vogla. Po punohet për formulë që i përshtatet Censit

Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë. Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

I ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri” për t’u ndalur te prioritetet kryesore të Bashkive në ndarjen e fondeve për vitin 2025 ishte Agron Haxhimali, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Bashkive.

Haxhimali u shpreh se 80% të buxhetit e përcakton numri i popullsisë. Në këtë kuadër, ai sqaroi se ndonëse numri i popullsisë ka rënë, qeveria nuk e ka ulur buxhetin për njësitë e qeverisjes vendore, përfshi këtu edhe ato bashki me numër popullsie në rënie.

Censusi është dokument shumë i mirë, statistikë e certifikuar e cila i shërben institucioneve qendrore e lokale. Buxheti ka pasur një formulë që i referohet popullsisë

80% e këtij buxheti e përcakton numri i popullsisë. Nëse zbatojmë ligjin me korrektësi, nëse ka rënë numri i popullsisë do marrin më pak. Por ka ndodhur e kundërta dhe shumë mirë është bërë. Qeveria në fakt nuk e ka ulur buxhetin në total për njësitë e qeverisjes vendore dhe bashkitë me numrin e popullsisë në rënie. Por nëse do zbatonim Censin, këto bashki me të drejtë do merrnin më pak”, u shpreh ai.

Haxhimali bëri me dije se qeveria po punon me ekspertë të huaj, me një projekt të BE-së për të gjetur një formulë tjetër t’i përshtatet të dhënave të reja të Censit

 “Bashkitë duhet të përgatiten për të gjetur burime alternative. Buxheti i 2025 bashkitë e vogla i ka favorizuar. Qeveria po punon me ekspertë të huaj, me një projekt të BE-së për të gjetur një formulë tjetër t’i përshtatet të dhënave të reja të Censit. 3 kriteret për të përcaktuar  buxhetin sot janë: Numri i popullsisë; dendësisë dhe numrit të nxënësve. Asgjë nuk i është prekur bashkive të vogla nga kjo. Ajo që lë shumë për të dëshiruar për bashkitë shqiptare është se potenciali i të ardhurave të tyre nga 100% sot është 30-40%”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Letër drejtuar tifozëve”, De Bruyne zyrtarizon largimin nga Manchester City

Kevin De Bruyne ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Manchester City në fund…

3 minutes ago

Begaj në Samitin e Aqabas: Shqipëria, model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij në samitin “The Aqaba Process Balkans Forum III”,…

6 minutes ago

Punimet në rrugët e qytetit – Bulevardi “Skëndërbeu” me orare të reduktuara

Për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në bulevardin “Skënderbeu”, në qendër…

19 minutes ago

Nations League për vajza, Shqipëri-Kroaci në RTSH

Kombëtarja e vajzave është gati për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Kroacisë.…

26 minutes ago

SHBA goditet nga stuhitë dhe tornadot, raportohet për të paktën 7 të vdekur, mijëra pa energji elektrike

SHBA-ja e jugut është prekur nga stuhitë të forta dhe tornadot, duke lënë të paktën…

1 hour ago

Berisha me pensionistët: Jo pension poshtë 200 euro. Rama ju trajtoi në mënyrë çnjerëzore në 12 vite

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u takua me pensionistët, duke i kritikuar ashpër masat…

1 hour ago