Ndarja nga familja/ Të rinjtë në BE jetojnë me prindërit mesatarisht deri në moshën 26-vjeçare

9e642dd7af76464982c0df43c0b34bfc

9e642dd7af76464982c0df43c0b34bfc

Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar të dhënat për vitin 2022 lidhur me moshën mesatare të të rinjve në vendet e BE-së që vendosin të largohen nga familjet e tyre e të jetojnë në shtëpitë e tyre të reja.

Sipas të dhënave, të rinjtë nga Evropa fillojnë të jetojnë veçmas nga prindërit në një moshë mesatare 26,4 vjeç. Vajzat vendosin të largohen nga shtëpitë më herët sesa djemtë.

Në Evropë, djemtë fillojnë të jetojnë të pavarur në moshën 27,3 vjeç, ndërsa vajzat në moshën 25,4 vjeçe. Finlanda është vendi ku të rinjtë largohen nga shtëpia e familjes në moshën më të hershme midis vendeve të BE-së.

Atje të rinjtë ndahen mesatarisht në moshën 21,3 vjeç. Finlanda pasohet nga Suedia me moshën mesatare 21,4 vjeç, Danimarka me 21,7 vjeç dhe Estonia me 22,7 vjeç, ndërsa të rinjtë në Holandë në moshën 23 vjeç ndërtojnë shtëpitë e tyre, në Francë me 23,4 vjeç dhe në Gjermani me 23,8 vjeç.

Në Kroaci fëmijët i lënë prindërit në moshën më të madhe, mesatarisht 33,4 vjeç, kurse në Sllovaki mesatarja është 30,8 vjeç, në Greqi 30,7 dhe Bullgari e Spanjë 30,3 vjeç.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.