Ndarja nga jeta e Ahtisaarit, Basha mesazh ngushëllimi: Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë rolin e tij historik!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit Martti Ahtissaari.
Në një postim në “Facebook”, Basha ,shkruan se , Ahtisaarin ishte njeri i paqes dhe një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës.
Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari,nënvizon Basha, njeriun e paqes dhe, si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës.
“Mik i çmuar i kombit tonë, Ahtisaari udhëhoqi me kontributin e tij të jashtëzakonshëm rrugëtimin e pandalshëm drejt 17 Shkurtit 2008, duke realizuar ëndrrën shekullore për liri” shkruan ai.
Ndër të tjera kreu i demokratëve shkruan se “Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë rolin e tij historik.
“Në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të Martti Ahtisaari, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit të Finlandës. U prehtë në paqe”, përfundon dedikimin e tij z. Basha.