Ndarja nga jeta e futbollistit ganez Dëamena/Flet zëdhënësi i KF Egnatia, Xhevdet Zekaj
Ndarja nga jeta e futbollistit ganez Rafael Duamena, pas një ataku në zemër që pësoi gjatë ndeshjes së kampionatit të Superiores, Egnatia-Partizani, vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara në opinionin sportiv shqiptar e më gjërë. RTSH Shkodra, pati rastin të takoj gazetarin dhe analistin e mirënjohur sportiv Xhevdet Zekaj, i cili është njëkohësisht edhe zëdhënës i shtypit i KF Egnatia, i cili sqaron për detajet më të fundit rreth kësaj ngjarje.Ndër të tjera, Zekaj flet edhe për proçedurat ligjore që po ndiqen me këtë rast, duke konfirmuar se klubi rrogozhinas është OK me dukumentacionin e Duamenes.Në mbyllje, professor Zekaj, përcjell mesazhin që nga ngjarja në fjalë duhen nxjerrë mësime, në mënyrë që raste të tjera të mos ndodhin më në sportin shqiptar.