Ndarja nga jeta e ikonës së humorit Zef Deda/ Presidenti Begaj: Lamtumirë njeriut që solli gëzim për shqiptarët
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, i prekur për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda, ka dhënë në rrjetet sociale dhe vlerësimin e tij për aktorin shkodran.
“Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda! Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran. Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!”, shkruan Begaj.